Seria A sjell ndryshimin e madh në futboll, audiot e VAR bëhen publike

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbolli po pëson ndryshime të shpeshta kohët e fundit sidomos përsa i përket implementimit të teknologjisë në të.

Seria A është një nga kampionatet ku ka patur shumë polemika që lidhen sidomos me sfida të rëndësishme. Penalltitë, kartonat e kuq apo golat e diskutueshëm kanë vendosur në jo pak raste fatet e sezonit.

Të gjitha komunikimet e arbitrave që kanë të bëjnë me dyshimet apo kundërshtitë e arbitrave deri më sot kanë qënë sekrete.

Por duke filluar nga sezoni që vjenë të gjitha komunikimet e dhomës së VAR do të bëhen publike në emisionin “90o Minuto”.

Kjo do të sjell më tepër transparencë dhe më pak polemika, megjithatë këto të fundit nuk do të mund të ndalen.

Zjarr Tv Ad