Serie A, Hysaj mbetet në treg, kryeqytetasit nuk dorëzohen!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elseid Hysaj mbetet në pritje të ofertës së duhur për të larguar përfundimisht nga Napoli. Mediat italiane vijojnë të insistojnë, Hysaj është në shitje për sa kohë si lojtari ashtu dhe trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në Itali kur flitet për çështjen Hysaj të gjithë bashkohen në një pikë, Roma mbetet ekipi kryesor për të siguruar shërbimet e futbollistit shkodran.

 

Sipas “La Gazzetta dello Sport”: Napoli dhe Roma vijojnë negociatat ndërmjet tyre për të mbyllur transferimin e Hysaj. Pengesa mbetet e njëjtë, kërkesa e lartë e Napolit, 20 milion euro, ndërkohë Roma ofron vetëm 15 milion euro.

Hysaj

Verdhekuqtë do të lënë të lirë Santon, për këtë arsye i duhet një anësor i ri për krahun e djathtë. Davide Zappacosta është i preferuari i parë, kjo për vetë faktin se pista Hysaj mbetet e shtrenjtë. Pavarësisht se Roma është pista më e rëndësishme dhe konkrete nuk përjashtohet edhe një lëvizje e fundit nga agjenti i tij Mario Guiffredi për ti gjetur një sistemim të ri anësorit kuqezi.

Zjarr Tv Ad