Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një incident tjetër është shënuar mesditën e sotme në Cërrik ndërsa persona të paidentidikuar kanë djegur banderolën e Partisë Socialiste në qendër të qytetit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Banderola ishte e vendosur te sahati, çka duket se ka irrituar dhe ndonjë simptaizant të krahut tjetër.
Kjo fushatë elektorale duket se do të jetë shumë e nxehtë pasi jo pak incidente janë shënuar që pa startuar ende mirë.
Disa zyra elektorale janë thyer përgjatë këtyre ditëve, ndërsa kulmi arriti në përplasjen mes militantëve të PD-së dhe PS-së në Elbasan në ditën e Verës dhe konfliktin fizik mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit të PD-së Luçiano Boçi.