Sërish skandal, dalin të dhënat e 1.2 miliard përdoruesve

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zbulim masiv me të dhënat personale që i përkasin mbi një miliard profileve është gjetur në një server të pasigurt të Google Cloud.

Pronari i tij është ende një mister, ndonëse ky është skandali më i madh, i cili lë pas historinë e Facebook.

Të dhënat e publikuara përfshijnë numrat e telefonit, adresat e postave elektronike dhe profilet e mediave sociale. Të gjitha këto ishin të pambrojtur në një server anonim në Google Cloud.

Zbulimi u bë nga studiuesit e sigurisë Vinny Troia dhe Bob Diachenko, të cilët e gjetën teksa po kërkonin për të rregulluar problemet e muajit të kaluar.

Pasi ata raportuan ekspozimin masiv ndaj FBI-së, u zhduk brenda disa orësh.

Nuk është e qartë se kush i zhduku, por zbulimi i të dhënave të 1.2 miliard profileve është e mjaftueshme për të shkaktuar alarm.

Zjarr Tv Ad