Serra më e madhe në Ballkanin Perëndimor ndodhet në Divjakë

0
27

Serra më e madhe për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor është në Shqipëri dhe ndodhet pikërisht në Divjakë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi këtë serë ku në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë.

Prej saj furnizohen me fidanë jo vetëm tregun vendas por edhe eksporton.

Bledi Çuçi: “Modele të tilla duhet të na udhëheqin më tej për zhvillimin e bujqësisë. Kjo serrrë është një garanci për gjithë fermerët që të marrin fidanë cilësorë të garantuar. Ne  në praktikën tonë e kemi pasur dhe do ta kemi gjithmonë si prioritare mbështetjen për krijimin e serave, si një moment që do të krijojë avantazh të produkteve bujqësore jo vetëm në brenda Shqipërisë por edhe për të dalë në eksport.”

Pjesa më e madhe e fidanëve të kësaj sere që ka punësuar rreth 50 vetë eksportohet në Perëndim.