Sessions, Metës: Trump do bashkëpunojë për t’i forcuar marrëdhëniet Shqipëri- SHBA

0
462

Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeparlamentari Ilir Meta u prit në takim nga kongresmeni Pete Sessions, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan.

Kongresmeni Sessions vlerësoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi. Ai nënvizoi mënyrën e miratimit të saj konsensual dhe vlerësoi vendosmërinë e Meta për konsensus të plotë, duke  konfirmuar se edhe administrata e re amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në implementimin përfundimtar të saj.

“Kjo reformë, , i shërben jo vetëm ndërtimit të institucioneve të besueshme të drejtësisë, por edhe forcimit të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë”, tha Sessions.

Ai shtoi se SHBA do të vazhdojnë të ndjekin nga afër dhe do të mbështesin angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe do të jetë në krah të saj, si anëtarë të NATO-s, në sfidat e tjera bashkëkohore.

Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë, theksoi gjatë takimit Pete Sessions.

“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë”, deklaroi ai.

Kryetari i Kuvendit uroi kongresmenin Sessions për rizgjedhjen e tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, për fitoren e maxhorancës së Partisë Republikane në Kongres e në Senat si dhe për fitoren e Presidentit Trump.

Ai e falënderoi Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave për mbështetjen deritanishme të SHBA-së dhe siguroi se Shqipëria është e vendosur të përmbushë në një kohë të shpejtë implementimin e plotë të reformës në drejtësi përmes zbatimit të ligjit të Vetting-ut dhe krijimit të institucioneve të reja.

Meta e siguroi kongresmenin për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në përballjen e sfidave të përbashkëta dhe përmbushjen e detyrimeve të saj në partneritetin strategjik që ajo ka me SHBA-në.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta e ftoi Z. Sessions për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi të veçantë. do të jetë i suksesshëm”.