Seul, Pheniani lëshon raketa të paidentifikuara

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të paidentifikuara në drejtim të detit, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, në një kohë kur Pheniani ka propozuar rifillimin e negociatave me Uashingtonin për çështjen bërthamore.

”Këto raketa u lëshuan në drejtim të lindjes nga rajoni i Pyanganit të Jugut, në pjesën qendrore të Koresë së Veriut”, theksoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap duke cituar shefin e shtabit të përgjithshëm koreano-jugor.

Zjarr Tv Ad