Sezoni i kanabisit, Ardi Veliu urdhëron operacion në mbarë vendin, Lleshaj: Deri në 30 prill të asgjesohet çdo rrënjë

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj kanë dhënë urdhërat në luftën kundër kanabisit për 2020 me fillimin e sezonit kur edhe fillon mbjellja e tij.

Veliu një ditë pas takimit me shefat e komisariateve të Policisë dhe zv.drejtorat për rendin dhe sigurinë ka urdhëruar operacion në mbarë vendin, kontrolle dhe parandalim të kultivimit të kanabisit.

Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Lleshaj ka bërë të qartë për të gjitha strukturat se deri në 30 prill duhet të asgjesohet çdo rrënjë kanabisi duke paralajmëruar edhe penalizime në rastet e evidentuara.

Lleshaj madje ka thënë se në rast evidentimi të shpërdorimit të detyrët do të penalizojë jo vetëm policinë e zonës përkatëse pro dhe administratorët e institucioneve të tjera vendimmmarrëse.

Zjarr Tv Ad