Sezoni më i rregullt turistik?! – Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Irena Beqiraj

Edi Rama më 3 gusht 2022: “Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt dhe më i pastër turistik ndonjëherë, falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar…”

Padyshim që kështu është, se nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket! Edhe ky nuk është faji yt!

Ti e ke të pamundur ta shohësh realitetin. Për fatin tënd të keq, ti je i sunduar nga pushteti.

Pushteti është “një substancë” që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supremacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë.

Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit. Jo sipas meje, por sipas neurologëve.

Studimet tregojnë se individët me pushtet sipas tyre “pasqyrojnë” shumë më pak. Kjo i bën edhe më cinik.

Të gjithë jemi gabim, ajo që të vdekshmit e tjerë mendojnë duhet të mbikëqyret monitorohet, menaxhohet, rregullohet, pse jo edhe të censurohet.

Ti mund të gjykosh, por padyshim çdo gjykim mbi ty është i gënjeshtërt, i padenjë, është një paragjykim i bazuar tek padituria, negativiteti, apo keqdashja.

Të gjithë të shajnë, mua më vjen keq!

I skllavëruar nga pushteti, e ke humbur përfundimisht lirinë, bashkë me të edhe shansin që të bësh një ndarje të denjë si burrë shteti nga pushteti.

Kushdo që të urren do të uronte të rrije sa më gjate nën pushtetin e pushtetit tënd! Unë jo!

Të ftoj një ditë në Lalz, jo për qëllime të errëta politike e as për ngjala koalicionesh strategjike, por miqësisht për të të treguar se situata që paraqet në postimin tënd ekziston vetëm në realitetin imagjinar që ju raportojnë vartësit tuaj apo që shihni nga vila qeveritare!

Referenca shkencore:

– Historiani Henry Adams bëri një përcaktim metaforik, jo mjekësor, kur e përshkroi pushtetin si “një lloj tumori që përfundon duke vrarë empatinë e viktimës”.

– Dacher Keltner, një profesor psikologjie në UC Berkeley, pas vitesh eksperimentesh laboratorike dhe në terren arriti në përfundimin se nën ndikimin e pushtetit, njerëzit silleshin sikur të kishin pësuar një dëmtim traumatik të trurit – duke u bërë më impulsivë, por më e rëndësishmja, më pak të aftë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë.

– Sukhvinder Obhi, një neuroshkencëtar në Universitetin McMaster, në ndryshim nga Keltner, i cili studioi sjelljet, Obhi studioi trurin e njerëzve me pushtet. Me anë të njëmakine stimulimi transkranial-magnetik, ai zbuloi se pushteti, dëmton një proces specifik nervor, “pasqyrimin”, i cili është guri i themelit të ndjeshmërisë. Ky studim vuri bazat neurologjike te asaj që Keltner e ka quajtur “paradoksi i pushtetit”/syri.net

Zjarr Tv Ad