Sezoni turistik, ministrat mbledhin në Velipojë Task Forcën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, mblodhën në Velipojë Task Forcën për zbatimin e plan veprimit “Për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik  veror 2019”. Ministrja Balluku dhe ministri në detyrë Cakaj, janë të deleguarit e Këshillit të Ministrave për drejtimin e grupit ndërinstitucional  për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit veror në plazhin e Velipojës.

Në takim merrnin pjesë drejtues të institucioneve, përfaqësues nga pushteti vendor si  dhe sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bregdetit të Velipojës.

Gjetjet e evidentuara në raportin e hartuar në raportin e hartuar nga Task Forca, pas verifikimeve të kryera në terren ishin në fokus të diskutimeve. Në këtë pikë, ministrat ishin të prerë në fjalën e tyre sa i takon detyrave që duhet të mbulojë Task Forca ashtu sikundër edhe në monitorimin e realizimit të tyre.

“Sipas rezultateve të Task Forcës në zonën e Velipojës, nga 29 subjekte të moniturara, asnjë nuk ka kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Vetëm 17 janë të regjistruar në zyrën e tatimeve. Me pika vrojtimi janë vetëm 10 prej tyre, pra i kemi pikat e vrojtimit, por me vrojtues të cerfitikuar kemi vetëm 3. Pra jemi disafish më pak edhe se një vit më parë. Duhet të përfundojë në mënyrë urgjente lidhja e kontratave me subjektet private dhe dhënia e tyre me qira në zbatim të VMK-se për Stacionet e Plazhit. Duhet siguruar qetësi, siguri dhe shërbime cilësore në çdo cm plazh të Velipojës”, bëri të ditur  ministri Klosi. Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit janë të gjitha mundësitë që ky sezon të jetë po aq i suksesshëm sa ai i një viti më parë. “Kemi të gjitha mundësitë që të kemi përsëri një sezon të suksesshëm si 2018-a, në masivitet të turistëve të huaj që vijnë, në menaxhim të struktuar të sezonit turistik dhe ajo që është më e rëndësishmja në ruajtjen e jetës në të gjitha aspektet e saj”, theksoi Klosi.

 

Zjarr Tv Ad