Shqipëria do të luaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 ku fillimisht do të përballemi me Anglinë dhe më pas me Andorran.
Shpresat për një kualifikim të mundshëm u zbehën ndjeshëm pas humbjes në “Air Albania” kundër Polonisë edhe pse matematikisht mbetemi në lojë. Trajneri Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp ku fillimisht është shprehur se në këto ndeshje do të japin maksimumin.
“Ne do të shkojmë në Ëembley për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Ky është synimi që ne kemi në këto dy ndeshje të mbetura. Sigurisht humbja me Poloninë në shtëpi komprementoi shanset tona për Play-off, gjithësesi në jemi ende në garë, përderisa na e lejon matematika ne do të shpresojmë deri në fund. Na pret një ndeshje shumë e vështirë përpara, siç është Anglia, një rival shumë i fortë, por ne do të bëjmë maksimumin,” shprehet Reja
Mungesat e Ivan Balliut dhe Rey Manajt: “Sa i përket këtyre dy lojtarëve, me Manajn kam folur, nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike, ka pasur disa problem shëndetësore dhe menduam të bënte pak pushim. Çështë e vërteta nuk është se ka pasur shumë minuta me klubin. Sa i përket Balliut, edhe ai ka një problem shëndetësor me muskujt e barkut pavarëisht se ka luajtur me skuadrën e tij. Kam folur me të disa herë dhe do t’i nënshtrohet sërish testeve dhe do të bëjë injeksione për të shmangur problemin”