Sfidojnë të ftohtin dhe shiun, studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Stundentët të cilët janë në ditën e 10 të protëstës së tyre, janë të vendosur se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Edhe sot të rinjtë nga rrethet janë bërë bashku për t`ju bashkuar studentëve në kryeqytet.

E ndërsa studentë, dhe gjimnazistët, nga Lezha janë nisur në këmbë drejt Tiranës, ku teksa mbajnë një banderolë në duar, ‘Për demokraci’ të rinjtë kanë sfiduar të ftohtin dhe shiun, ndërsa ecin në këmbë përgjatë Lezhë-Milot per tju bashkuar protestës që po mbahet tek Kryeministria.

Edhe studentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” janë nisur drejt Tiranës për të vijuar atje protestën e tyre. Studentët i bënë thirrje qytetarëve që t’i ndihmojnë me shuma monetare për t’i mundësuar rrugëtimin atyre.

Studentë  të Universitetit Ismail Qemali  në Vlorë kanë  vijuar protestën e tyre, para rektoratit ku bëjnë dhe thirrje për tju bashkuar protestës së tyre edhe studentët e tjerë,ndërsa është formuluar edhe një kërkesë me pesë pika drejtuar rektorit te Universitetit te Vlorës Roland Zisi

Ajo përmbanë :Të mos penalizohen studentët me mungesa.

Krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga cdo klasë

Të ndalohet diskriminimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë

Të bëhet i mundur nga Universiteti i Vlorës që pranimi në Universitet të jetë për nxënësit mbi mesataren 7

Krijimi i ambienteve laboratorike për cdo degë të nevojshme.

Studentët e Universitetit  Ismail Qemali janë të vendosur të shkojnë deri në fund për protestën e tyre,ndërsa do të vijojnë të protestojnë para Universitetit Ismail Qemali të Vlorës.

Kërkesa me pesë  pika i është drejtuar rektorit,ndërsa për rreth dy orë një përfaqësi e studentëve protestues ka zhvilluar takim me rektorin Zisi,ku edhe konfirmohet se ditën e hënë pritet një përgjigje përfundimtare,lidhur me kërkesat e studentëve.

Interesuar rreth këtij fakti mësohet se pritet mbledhja e rektoratit dhe ditën e hënë do të ketë një përgjigje dhe një komunikim zyrtar,referuar kërkesave të studentëve të Universitetit Ismail Qemali të Vlorës.

Zjarr Tv Ad