S’gjejnë rehat ‘kolegët’/ SPAK të tjera kontrolle ndaj Erion Veliajt, sekuestrohen…

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut, ambient që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut, raporton Ora News.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e sotme nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë apartament dokumente, apo pajisje elektronike me vlerë për hetimin.

Gjykata lejonte që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.

Zjarr Tv Ad