Ish-ministri Panariti i drejton thirrjen urgjente qeverisë për situatën e COVID-19: Ja çfarë mund të na ndodhë në shtator

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një apel qeverisë që të shtojë shtretërit në spitale, pasi mund të shkohet drejt një kolapsi.

Panariti shkruan se vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me Covid 19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë.

Postimi i plotë:

“Me këto kapacitete të mangëta, ky fluks infektimi ditor me covid, na çon për një muaj në kolaps

Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë.

Duke patur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëhere me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 te hospitalizuar qe eshte afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve covid.

Deri tani kemi në këmbë vetëm dy spitale anti covid!

Nuk na mbron as imuniteti i tufës sepse jemi ende në vlerat 5-6 përqind të tij.

Koha nuk pret!”, – shkruan Panariti.

Zjarr Tv Ad