Shaban Murati: ‘Ballkani i Hapur’ i intereson Serbisë! Arsyeja pse SHBA mbështet nismën e Vuçiç

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shaban Murati, “Mjeshtër i Madh” në diplomaci, analizopn pozitën e Shqipërisë mes Serbisë dhe Greqisë.

I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, diplomati i njohur pranoi se boshti diplomatik i vendit tonë këto vitet e fundit ka lëvizur drejt trekëndëshit Tiranë-Beograd-Turqi.

“Problemi është që avancimi ose krijimi i marrëdhënieve personale të kryeministrit me Vuçiç kanë qenë një shtytje për një strategji të caktuar. A është personale apo është e ndikuar nga qarqe të tjera këtë nuk mund ta them. Kemi një zhvendosje negative të interesit shtetëror dhe kombëtar”.

Sipas Muratit me politikat e ndjekura nga kryeministri Rama, Italia është hequr nga trekëndëshi i mëparshëm diplomatik ndërsa shton se vendi ynë ka bërë partner strategjik “kë ka dalë rugës, pa pasur një koncept të vërtetë se çdo të thotë partner strategjik”.

“Me Serbinë, vështirë të gjesh një lëvizje, që e afroi me Shqipërinë në masën që mund ta konsiderojmë partneritet strategjik”.

Por përse po e mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë nismë?

Murati shpjegon se SHBA-ve u intereson që të mbështesin Serbinë për ta frenuar në “vrapin drejt Rusisë.

Zjarr Tv Ad