Shabani: Berisha është në dijeni se përse është shpallur “Non Grata” nga Britania, po bën lojëra politike

0
704
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Endri Shabani ka folur në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës edhe nga Britania e Madhe.

Ai është shprehur se Berisha e di shumë mirë se përse është marrë një vendim i tillë për të, teksa ka shtuar se Berisha kur ka qenë kryeministër ka vjedhur nga fondet e SHBA dhe Britanisë.

“Berisha i di arsyet se për çfarë e kanë shpallur “Non Grata” por është një strategji e tij për të thënë se dy nga vendet më të fuqishme të botës janë të korruptuar. Berisha e bën këtë për konsum të brendshëm. Në 32 vjet ne marrim ndihma nga BE, ndihma nga Britani, ndihma nga Amerika dhe në vend që të shkojmë për të ndërtuar ura e shkolla, kanë shkuar për të ndërtuar vila në Gjirin e Lalzit.

Berisha është një nga këta. Berisha i humbi mundësinë Shqipërisë që të hynim në një stad tjetër zhvillimi. Por pamë shpërthimet e Gërdecit, pamë se si vrau njerëz në Bulevard. Berisha nuk është një ëngjëll. Fatkeqësia është se ai ka kapur për fyti një parti politike të cilën mesa duket do ta marrë me vete” tha Shabani për “Ora news”.

Zjarr Tv Ad