Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë të ditur ditën e sotme vendimin për nisjen e mësimit në Tiranë, Vorë, Kurbin, Lezhë e Mirditë. Në një konferencë për mediat, Shahini ka treguar se në Tiranë, Kurbin e Vorë mësimi nis më datën 9 dhjetor.Mirëpo, në Lezhë e Mirditë mësimi fillon ditën e nesërme.
“Qarku Durrës, bashkia Kurbin, Vorë dhe Tiranë fillojnë mësimin në 9 dhjetor, të tjerat nesër. Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. 4800 nxënës të prekur nga tërmeti.”- është shprehur Ministrja.