Shahini mesazh mësuesve dhe drejtorëve: Inspektim në 240 shkolla të vendit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 shkolla të vendit do të zhvillohen “inspektime të rastësishme”. Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një mesazh për mesuesit dhe drejtuesit e shkollave tha se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati.

Besa Shahini: Përshëndetje mësues dhe drejtues shkollash. Jemi në prag të vitit të ri shkollor dhe duam që në 16 shtator ë jemi sa më të përgatitur për të filluar mësimin. 

Duke filluar nga data  9 shtator ekipet e ministrisë së Arsimit do jenë në terren duke vlerësuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Do të jemi në 240 shkolla, të përzgjedhura rastësisht kështu që mund të jemi edhe tek shkolla juaj. Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e teksteve falas, regjistrat, gjithçka që të jemi gati që në 16 shtator të fillojmë mësimin. 

Zjarr Tv Ad