Shahini: “Opozita më ka lincuar se flas me dialekt”/ Andi Bejtja tallet me Shahinin: Duhet të kishte folur me Emanuel Egbon që …

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja, e ka cilësuar groteske deklaratën e ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, se opozita e ka lincuar për shkak se nuk flet shqipen zyrtare.

Me ironi Bejtja i këshillon Shahinit, që të paktën të pijë një kafe me trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo, dhe të kuptojë që në vendin tonë askush nuk diskriminohet.
‘Ky vetëpersekutimi i ish ministres së arsimit, sikur opozita e paska lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare është jo thjesht grotesk po i turpshëm.

Para se t’i lëshonte kto fjalë Besa duhej ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me atë të sajin, madje lidere të mazhorancës janë tallur nën zë dhe mbi zë për këtë dialekt…

E dyta, para se ta deklaronte këtë duhet të pinte një kafe me bashkëkombasin e saj Albin Kurti e ta pyeste ” si ka mundësi nuk ta zënë me gojë ketë dialektin tonë as në mejhanet me fanatike të Tirones ku flitet me O ”

Dhe neqoftese nuk e bindte as përgjigjja e Albinit të shkonte të pinte një kafe me trajnerin e Tirones Emanuel Egbo.’

Zjarr Tv Ad