Shalsi u mbyll dyert e komisionit, aleancës për mbrojtjen e Butrintit. Debati në zyrë: Do e japim me koncension dhe nuk ju pyesim

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Sot nuk na lejuan të hynim në Komisionin e Ekonomisë, ku do shqyrtohej dekreti i Presidentit, për dhënien me konçesion të Butrintit.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë,zoti Eduard Shalsi, na tha se ju nuk do dëgjoheni dhe nuk mund të hyni në komisionin që ai drejton. Megjithëse jemi palë e interesuar dhe kemi dëguar shkresë të protokolluar, të premten e kaluar në Kryesinë e Kuvendit.

-Zoti Shalsi na pohoi se do e kalonin në komision, se nuk do ndryshonte asgjë, madje se do t’a kalonin dhe në Parlament, si herën e parë, pa marë parasysh asgjë. Këto na i tha në zyrën e tij, pra jo në komision. Po ashtu pohoi, se na kishte dëgjuar nga “youtube”, ne dhe disa të tjerë. Dhe se nuk është koha më për dëgjesa por për vendimarrje.

-Atherë unë e pyeta, a do të futemi dhe ne në Komision, apo do jenë vetëm shitësit dhe blerësit e Butrintit?!

-Ai tha, JO, ju nuk jeni të ftuar. Por ju ishit vetëm për t’ju pritur tek zyra ime dhe debatuam në koridor.

(ndërkohë ndiqni videon.

Përfaqësia e Alenacës për Mbrojtjen e Butrintit, përbëhej nga:

1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.

2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.

3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.

4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.

5- Andi Tepelena- Aktivist.

6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.

7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.

8- Kristina Kurti- Avokate.

Zjarr Tv Ad