Shantazh nxënësve të varfër të paguajnë lyerjen e shkollës, reagon Berisha: Taksë e re!

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, “taksën” e re që po detyrohen të paguajnë prindërit që kanë dërguar fëmijët në shkollë:  pagesën për rojet, pastrueset, bojaxhinjtë… Alarmin e ka ngritur një familje e varfër nga ish-Këneta në Durrës, që ka tre fëmijë në shkollë e së cilës i duhet të përballet me shantazhin që i bëhet.  “ Lexoni denoncimin e prindit dixhita, “ fton Berisha në vijim.Përshëndetje, dua të bëhem pjesë e qytetarit dixhital për një shqetësim!

Unë kam dy fëmijë në shkollën në ish-Këneta Durrës, që quhet Shkolla e Re. Ka pesë ditë që ka filluar mësimi, u kërkojnë lekë për roje shkolle, lyerje klase. Ne jemi dy prindër me ndihmë ekonomike me tre fëmijë, por siç jam unë janë me dhjetëra të tjerë. Ndoshta jam gabim, por unë mendoj që qeveria jep ose vjedh fonde për këto. Respekte për ju.

Zjarr Tv Ad