Ish-ministri Ylli Manjani komentoi këtë pasdite në Syri Tv shantazhet e Ramës ndaj SPAK dhe mbrojtjen ndaj Ardian Dvoranit.
Manjani tha se shantazhi i Ramës është një lajthitje idiote që tregon një sekëlldi politike që e ka kapluar kryeministrin kohët e fundit.
“Ka kohë që ka dalë nga vetja, ka hequr dorë nga qëndrimi estetik në publik. I është kthyer rutinës. Përballë s’ka Bashën e Alibeajn, por një kundërshtar serioz politik.
Nëse PD bën një konventë, PS bën konventë paralele. Mbledh kryesinë PD, e mbledh tjetri. E gjitha tregon një prishje rehatie ndaj kryeministrit.”-tha Manjani.
Më tej Manjani tha se Rama nuk ka asnjë argument përballë akuzave ndaj opozitës dhe liderit të PD Sali Berisha.
“Rama s’ka argumenta për SPAK. Pozicion i palogjikshëm, as politik. Ka një mision në këto qëndrime, për të shmangur vëmëndjen nga çështjet kryesore.
Rama të sqarojë çështjen e rritjes së çmimeve për qytetarët shqiptarë. Nëse Rama ka prova t’i thotë dhe t’i çojë në SPAK, jo të thotë ai është kundërshtari im dhe hajde ta fusim në burg.”-tha Manjani.