Shaqiri dhe Salah shkëlqejnë në Ligën e Kampionëve

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xherdan Shaqiri ishte një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit, në fitoren në Champions. Shqiptari i Zvicrës shkëlqeu së bashku me sulmuesin Mohamed Salah.

Shqiptari i Zvicrës u vendos në mesfushë, një rol i ri për të, të cilin ai e plotësoi më së miri.

Luftoi fort duke fituar duelet, vrapoi nga të gjitha anët, ndihmoi në mbrojtje dhe në sulm, duke krijuar dy golat e parë.

Ai hodhi hodhi poshtë reputacionin sikur është dembel, dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, siç e raporton BBC-ja.

“Shaqiri bëri shprehimisht gjithçka në fushë, – tha trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, – sidomos në momentet vendimtare. Fitoi topin e golit të parë, pasoi në mënyrë fantastike. Një lojtar shumë i këndshëm që, padyshim, na ndihmon shumë”.

Vetë Klopi e kishte kritikuar Shaqirin më herët gjatë sezonit, veçse djali nga Kosova po e fiton tashmë vendin në formacion, duke qenë një nga yjet kryesorë të nënkampiones së Europës.

Natyrisht, ai nuk është i vetmi.

Mohamed Salah u kthye në formën e zakonshme dhe shënoi dy gola.

Të parin, falë klasit të tij të njohur, dhe të dytin me penallti.

Ai arriti në kuotën e 50 golave për Liverpulin, në vetëm 65 ndeshje, në një standard të ngjashëm me atë të Mesit apo Ronaldos.

Pas ndeshjes, Salah u pyet nëse iu përgjigj kritikëve, ndërsa ai tha me ironi: “Cilëve kritikë?”

Zjarr Tv Ad