Shaqiri largohet nga Liverpooli, zëvendësohet me futbollistin që s’e njeh askush

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Liverpooli është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të Xherdan Shaqirit këtë afat kalimtar veror, teksa klubi është vënë pas të riut të Valencias, Samuel Chukwuenze si zëvendësues potencial për mesfushorin nga Kosova.

“Të Kuqtë” nuk priten të bëjnë shpenzime marramendëse këtë verë, pasi kanë shpenzuar shumë në dy afatet e kaluara, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp mund ta mendojë ri-freskimin e bankës rezervë, ku ‘viktimë’ mund të jetë Xherdan Shaqiri, gjithnjë sipas “Goal”.

Pavarsisht paraqitjes së mirë kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Shaqiri nuk është duke u pëlqyer nga Klopp në skuadrën e tij.

Me afrimin e ndonjë futbollisti tjetër, Liverpooli shpreson ta bind Shaqirin që të largohet.

27-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 30 paraqitje për Liverpoolit në të gjitha garat këtë edicion, por Liverpooli dëshiron një lojtar tjetër që jep më shumë presion për tre sulmuesit aktual të skuadrës.

Andaj, i riu i Valencias, Chukwuenze është në ‘radarin’ e Liverpoolit, teksa në moshën 20-vjeçare, ai shihet si një futbollist me potencial të madh.

Futbollisti nigerian ka pasur një edicion ‘shpërthyes’ në La Liga, derisa ka shënuar pesë gola në 19 paraqitje si startues, derisa paraqitjet e tij në Ligën e Evropës gjithashtu ishin mbresëlënëse.

Zjarr Tv Ad