Pas publikimit të pamjeve të shatërvanëve në qytetin e Fierit, Zjarr Televizion ka kontaktuar për të marrë informacion pranë Bashkisë së Fierit.
Zv. kryetarja e Ekonomisë në Bashkinë e Fierit u shpreh se kjo problematik qëndron. Sipas saj aktualisht janë duke u rikonceptuar shatërvanët dhe mënyra e funksionimit të tyre. Ajo citon gjithashtu se bashkia e Fierit është në proces blerjesh të pompave të reja, pasi duke qenë që uji është shumë i kripëzuar, pajisjet dalin jashtë funksionit.
Këto kanë qenë argumentet e Adela Hysenaj, zv. kryetares së ekonomisë në Bashkinë e Fierit.
Kujtojmë që këto shatërvanë kanë gati shtatë vite që nuk punojnë , ndërkohë që investimi i tyre ka kushtuar me mijëra euro.
Ende nuk dihet nëse fjalët e Hysenajt janë të vërteta apo jo, por pushteti lokal dhe vendor duhet të jenë më serioz në mënyrën e menaxhimit të taksave të qytetarëve.