Shau arbitrin, dënohet ylli i Atletiko Madridit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Atletico të Madridit Diego Costa ka mbyllur zyrtarisht sezonin. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por për sjelljen agresive që e karakterizon brenda fushës së blertë. 30 vjeçari doli me karton të kuq të shtunën e kaluar në ndeshjen kundër Barcelonës, përshkak të fjalëve ofenduese kundrejt arbitrit kryesor Jesus Gil Mazzano.

Sajti “ESPN” publikoi ditën e sotme vendimin e Federatës Spanjolle të Futbollit, për përjashtimin për 8 ndeshje të Costës.

“Diego Costa është pezulluar për 4 ndeshje për fjalët e rënda ndaj arbitrit Jesus Gil Mazzano, si dhe 4 ndeshje për kontaktin fizik me drejtuesin e ndeshjes”, thuhej në deklaratë.

Kështu sulmuesi e mbyll sezonin kur kanë mbetur edhe 7 javë për tu luajtur në La Liga.

 

Zjarr Tv Ad