Shau presidentin amerikan Trump, nuk hyn në Amerikë

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Legjenda e futbollit Diego Maradona pretendon se iu është refuzuar viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ofendoi Donald Trump në televizon. Ish-futbollisti dhe menaxheri i Al Fujairah, duhej të vizitone Miamin  për një rast gjyqësor me ish bashkëshorten e tij Claudia Villafane. Ai u përjashtua së pari nga SHBA kur u kap me drogë gjatë Kupës Botërore të vitit 1994. Ndërsa tani iu është është mohuar një vizë nga autoritetet amerikane. Duke folur për televizionin argjentinas ‘Buenos dias America’, avokati i Maradona Matias Morla shpjegoi se çfarë ndodhi. Ai tha se ishte në procesin e marrjes së vizës kur Maradona dha një intervistë në kanalin televiziv Venezuelan TV channel TeleSur. Avokati u shpreh se i kishte thënë 57-vjeçarit që të mos jepte asnjë deklaratë për Amerikën, por nuk e dëgjoi. Kur e pyetën se çfarë mendonte për Donald Trump ai iu përgjigj: “Është një kukull.” Por kjo sipas avokatit i kushtoi vizën dhe do ti duhet që ta përfaqësojë në SHBA.

Zjarr Tv Ad