SHBA, 13 vjeçarja me aftësi të kufizuar lihet në makinë për 5 orë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vajzë 13 vjeçare, me aftësi të kufizuara, ka vdekur pasi është lënë në makinë, për 5 orë, në mes të diellit, në Colleton Country, në Carolinën e Jugut.

Nëna e vajzës 49 vjeç, Rita Pangalangan, dhe i dashuri i saj i rastësishëm Larry King, 41 vjeç, janë akuzuar për vdekjen e vogëlushes, që nuk ishte në gjendje të kujdesej për veten. Kanë qenë kamerat e sigurisë dhe rezultatet e autopsisë që kanë konfirmuar shkaqet dhe përgjegjësit e vdekjes.

Dinamika e ngjarjes- 49-vjeçarja, mësuese dhe 41-vjeçari e kanë braktisur Cristinën e vogël, në orën 11:00, pasi kanë parkuar veturën përpara shtëpisë së tyre, në 5 gusht.

Sipas asaj që raportojnë hetuesit, Pangalangan dhe King kanë kontrolluar vajzën dy herë nëse ajo ishte mirë. Herën e parë në 12:15, një orë pasi e kishin lënë brenda në makinë dhe herën e dytë vetëm 3 orë më pas.

Ka qenë në atë moment që ata kanë zbuluar, që makina ishte e mbyllur nga jashtë dhe kanë vendosur të largohen edhe për një orë tjetër, për ‘të shkuar të merrnin çelësat rezervë’.

Të dy janë kthyer rreth orës 16:15, kanë hapur makinën, kanë marrë vogëlushen dhe pasi nuk kanë ndjerë të merrte frymë kanë njoftuar 911. Pasi ka mbërritur ambulanca mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, sepse Cristina kishte vdekur.

Temperatura vdekjeprurëse-Në një orë, në makinën pa ajër të kondicionuar temperatura ka arritur rreth 40-45 gradë, në orën e vdekjes së vajzës ka shkuar nga 88-91 gradë, kanë raportuar hetuesit. Temperatura shumë të larta që kanë qenë fatale. Të mërkurën, pas rezultateve të autopsisë, Pangalangan dhe King janë arrestuar me akuzën e vrasjes.

Zjarr Tv Ad