SHBA, 800 mijë punonjës pa paga

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë senatorë republikanë votuan kundër planit të mbështetur nga presidenti, mes tyre edhe ish-kandidati për president Mitt Romney.

Senati në fillim hodhi poshtë planin republikan që parashikonte financimin e operacioneve qeveritare deri në shtator së bashku me 5.7 miliardë dollarët e kërkuara nga presidenti Trump për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Nga 60 votat e nevojshme, plani republikan mori vetëm 51.

Pak minuta më vonë, senatorët votuan 52 me 44 për një alternativë të demokratëve që kërkonte rihapjen e agjencive të mbyllura pjesërisht deri më 8 shkurt, por pa vënë dispozicion të presidentit fondet për murin kufitar.

Plani synonte t’u jepte kohëve palëve të zhvillonin negociata të tjera.

Mbyllja e tanishme e qeverisë ka hyrë në muajin e dytë dhe është më e gjata në historinë amerikane.

Rreth 800 mijë punonjës federalë nuk do të marrin pagë të premten, pasi presidenti dhe Kongresi nuk kanë arritur dot marrëveshje për planin buxhetor.

Është hera e dytë që ata nuk paguhen.

 

Zjarr Tv Ad