SHBA, 9 fëmijë dhe shoferi humbin jetën në aksidentin masiv me 18 makina

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tragjedi e madhe është regjistruar në shtetin e Alabamës në SHBA, gjatë një aksidenti masiv automobilistik.

Mediet amerikanë bëjnë me dije se një autobus me ekskursioniste është përfshirë në aksident dhe për pasojë kanë humbur jetën 9 vajza të moshës nga 9 muajshe deri në 18-vjeç.

Tetë vajza ndodheshin në autobus, ndërsa vajza 9-muajshe dhe babai i saj që humbën jetën si pasojë e përplasjes, ndodheshin në një veturë.

Një kalimtar i rastësishëm tha se iu afrua autobusit dhe nxorri prej andej të gjallë shoferin. Ai u rikthye për të ndihmuar vajzat por ishte tepër vonë.

“Ishte tepër vonë, autobusi shpërtheu menjëherë në flakë”, tha ai. Në aksident u përfshinë 18 makina, ndërsa 5 persona të tjerë pësuan dëmtime jo-fatale.

Zjarr Tv Ad