SHBA, arrestohet 6 vjeçari: Për çfarë akuzohet vogëlushi?

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar ndoshta një rekord të ri: Një fëmijë vetëm 6 vjec u arrestua nga policia në Njuport Njuz të Virxhinias për shkak sehyri me armë zjarri në shkollën fillore Richneck dhe qëlloi mbi mësuesen e tij, duke e plagosur.

Është ende e paqartë sesi arriti i mituri të merrte armën me vete, por shefi i policisë, Steve Drew, pohoi se nuk ka asnjë dyshim që të shtënat nuk kishin qenë aksidentale. Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se është rreth të 30-ve dhe ka pësuar lëndime të rënda. Ngjarja ndodhi në një klasë të parë.

Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla – e cila ka rreth 550 nxënës – kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme, por jo çdo fëmijë u kontrollua. Policia nuk tregoi llojin e armës së përdorur në incident, por më vonë u mësua se djali kishte përdorur një pistoletë.

Zjarr Tv Ad