SHBA, bomba të vogla për t’iu kundërvënë Rusisë

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtria amerikane ka propozuar diversifikimin e arsenalit të saj bërthamor dhe prodhimin e bombave të reja e më të vogla atomike për t’i bërë ballë Rusisë. Propozimet janë prezantuar në një dokument të posaçëm të Departamentit të Mbrojtjes, i njohur si Rishikimi i Gjendjes Bërthamore, RGJB. Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e shqetësuar për faktin se Moska zyrtare i konsideron armët bërthamore amerikane si shumë të mëdha për t’u përdorur, që do të thotë se ato nuk jamë më efikase dhe nuk ofrojnë garanci. “Nëse prodhojmë armë bërthamore më të vogla, atëherë kjo e ndryshon pikëpamjen e rusëve”, thuhet në dokumentin zyrtar. Armët me rendiment të ulët janë më të vogla, më pak të fuqishme dhe me një forcë nën 20 kilotonë. Sidoqoftë, ato janë ende shkatërruese. Bomba atomike e hedhur në qytetin japonez të Nagasakit në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte të njëjtën fuqi shpërthyese dhe vrau mbi 70 mijë njerëz. “Strategjia jonë është të sigurohemi që Rusia ta kuptojë se përdorimi i armëve bërthamore, që sot është i kufizuar, është gjithësesi i papranueshëm”, thuhet në dokumentin e Pentagonit. Nënsekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan deklaroi se arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara e ka mbajtur vendin të sigurtë për 70 vjet. “Nuk mund t’i lejojmë vetes të dalim jashtë përdorimit”, tha ai në një takim me mediat në Uashington.

Zjarr Tv Ad