SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë/ Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara, i ka dhuruar Shqipërisë thuajse 1 milion dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19, për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Gjatë fjalës së saj ambasadorja Yuri Kim, ka deklaruar se SHBA përkujdeset për popullin shqiptar, duke kujtuar edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ceremoninë e dhurimit nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të pothuajse 1 milionë dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalës së saj, e konsideroi Shqipërinë një model suksesi në përballimin e pandemisë.

“Ndodhemi këtu sot për të dhuruar rreth 1 milion dollarë në pajisje mjekësore, si frigoriferë mjekësore, shtretër spitalorë, pajisje monitorimi. Ky donacion është financuar nga Komanda Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë.

Si një rezidente e përkohshme e Shqipërisë jam shumë krenare për faktin që Shqipëria ka nivelin më të ulët të sëmundshmërisë nga Covid-19, por gjithashtu një nga nivelet më të larta të vaksinimit të popullatës. Duke pasur parasysh që për pjesën më të madhe të Botës Shqipëria nënvlerësohet, unë jam këtu një dëshmitare e cila mund të vërtetojë që falë jush, madje mund të vërtetoj që populli shqiptar falë jush, falë përpjekjeve tuaja mund të jetë një model për gjithë Botën”, tha ambasadorja Yuri Kim.

 

Zjarr Tv Ad