SHBA do të trajnojë policinë shqiptare për hetimet online

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

12 investigues të zbatimit të ligjit nga Njësia e Antiterrorizmit dhe krimit kibernetik kanë përfunduar kurset mbi përdorimin e medias sociale dhe hetimet online Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thekson se këto kurse u organizuan nga Asistenca e Trajnimeve për Antiterrorizmin e Departamentit të Shtetit (ATA) me koordinimin e zyrës rajonale të Sigurisë të Ambasadës së SHBA-së. Trajnimi u drejtua nga ekspertë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara.

Këto kurse janë krijuar për të rritur njohuritë e pjesëmarrësve mbi mënyrat se si terroristët qasen dhe përdorin rrjetin dhe mediet sociale për operacione, duke përfshirë rekrutimin, shpërndarjen e propagandës dhe aktivitete koordinimi. Trajnimi është pjesë e një programi në vazhdim të ATA-s me vlerë prej 1.3 milion dollarësh, i cili mbështet Policinë e Shtetit dhe njësinë e Antiterrorizmit për të rritur aftësitë e tyre në kryerjen e hetimeve kundër terrorizmit.

 

Zjarr Tv Ad