SHBA e shpalli “non grata”, Jemin Gjana i del në krah Berishës: Personalitet i pazëvendësueshëm, një nga politikanët më brilantë të këtij vendi

0
271
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana, komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjana ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Berishës, teksa e vlerësoi këtë të fundit duke u shprehur se është një personalitet i pazëvendësueshëm dhe një nga politikanët më brilantë të këtij vendi.

“Berisha është një nga politikanët brilantë të këtij vendi, në këto 30 vite, nuk besoj se e mohon kush. Sigurisht nuk ka njeri pa pluset dhe minuset e tij në të gjithë karrierën, apo jetën e tij si cdo qenie e gjallë mbi tokë. Unë bëj pjesë te ata njerëz në PD që pretendoj se kam qenë më afër me Berishën për një kohë shumë të gjatë. Kam qenë për dy vite nënkryetar i Partisë, dhe kryetar i grupit parlamentar, kur Berisha ishte kryetari. Pastaj kam qenë 4 vite bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore. Ai ishte kryetar i partisë, por unë drejtoja reformën zgjedhore, do të thotë që ishin në kontakt të përditshëm me njëri tjetrin. Kam qenë 4 vjet ministër, 4 vjet drejtues politik i një prej qarqeve të vendit. Vetëm këto po të marrim shkojmë te një shifër që është shumë e lartë. Në këtë marrëdhënie e njohjen personale vlerësimi im është në pikëpamje të korrektësisë në punë dhe në detyrë, unë kam njohur te Sali Berisha një personalitet të pazëvendësueshëm. Flas për invidin Sali Berisha, për kryeministrin Sali Berisha. Unë nuk flas as për kë e rrethon etj, kam njohur te ai në gjithë këto vite bashkëpunimi njoh një person korrekt”, tha Gjana në “Kjo Javë”.

Zjarr Tv Ad