SHBA e vendosur të mbrojtur kurdët

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërheqja e trupave të ShBA-ve nga Siria nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve të Turqisë kundër aleatëve kurdë të Uashingtonit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, premtoi të mërkurën se Uashingtoni do të sigurojë mbrojtjen e kurdëve.

Pompeo u takua me udhëheqësit irakianë në Bagdad si dhe u ndal shkurtimisht të mërkurën në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit. Vizitat e paparalajmëruara në Bagdad dhe kryeqytetin rajonal kurd Erbil, erdhën në ditën e dytë të turneut të Lindjes së Mesme. Ai po shpjegon gjatë këtij turneu politikën amerikane për rajonin, pas njoftimit të presidentit Trump për tërheqjen e të gjitha trupave nga Siria.

Në krahun tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë rënë dakord gjatë një bisedë telefonike për të koordinuar përpjekjet për paqe në Siri. Sipas Kremlinit, “të dy palët shprehën dëshirën për përparimin e procesit politik duke u koordinuar me Kombet e Bashkuara.”

Merkel dhe Putin kanë diskutuar edhe formimin e një komiteti, i cili do të punojë në hartimin e kushtetutës së re të Sirisë të dalë nga lufta.

 

Zjarr Tv Ad