SHBA e zhgënjyer nga dënimi i Tahirit: Akuzat të rënda, vendimi shkurajues

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit qesharak të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, Saimir Tahirit.

Në një mesazh të bërë publik në faqen e Facebook, ambasada e SHBA shprehet e zhgënjyer për vendimin e dhënë ndaj Tahirit, pasi ndaj ish-ministrit kishte akuza të rënda.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Zjarr Tv Ad