SHBA fut në listën e zezë 28 agjenci kineze për “shtypje” të ujgurëve

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë  28 organizata kineze, të dyshuara si të përfshira në abuzime ndaj grupit etnik të ujgurëve në provincën Xinjiang të Kinës.

Organizatat tani janë në të ashtuquajturën Lista e Entiteteve, e cila i ndalon ata të blejnë produkte nga ndërmarrjet amerikane pa miratimin e Uashingtonit.

Të 28 objektivat përfshijnë si agjencitë qeveritare ashtu edhe kompanitë e teknologjisë të specializuara në pajisjet e mbikqyrjes.

Byroja e Sigurisë Publike të provincës Xinjiang është në listë, së bashku me 19 agjenci të tjera qeveritare më të vogla.

Nuk është hera e parë që SHBA i vendos grupet kineze nën një ndalim tregtie.

Në maj, administrata Trump shtoi gjigantin e telekomunikacionit Huawei në Listën  e Etniteteve për shkak të frikës së sigurisë për produktet e tij.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha se organizatat “janë të implikuara në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet”.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Pekini po persekuton ashpër ujgurët kryesisht myslimanë në kampe paraburgimi. Kina i quan këto “qendra të formimit profesional” për të luftuar ekstremizmin.

Zjarr Tv Ad