SHBA i dhuron Shqipërisë 110 mijë dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi, drejtori i Burgjeve Admir Abrija: Do përdoren për sigurinë në burgje

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë mbi 110,000 dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Penintenciar në burgje.

Ambasada e SHBA bën me dije se fondi i është dorëzuar sot Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija nga homologu amerikan Ben Rockwell. Më tej ambasada shkruan se do të vijojë të ndihmojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në përmirësimin e sigurisë.

Ndërkohë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija shprehet se ndihet i lumtur që iu dorëzua kjo ndihmë nga SHBA.

“Shumë i lumtur të prisja Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell, i cili na dorëzoi këtë javë mbi 110,000 dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Penintenciar në Republikën e Shqipërisë. Nga Z. Rockuell mora premtimin që Ambasada e SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në përmirësimin e sigurisë së burgjeve dhe zhvillimin e një sistemi penintenciar modern dhe mirëfunksional!”, shkruan Abrija.

Zjarr Tv Ad