SHBA i mohon Turqisë avionët “F-35”

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i Turqisë për të blerë armë kundërajrore nga Rusia ka dëmtuar raportet me SHBA-në. Shtëpia e Bardhë njofton se vendi nuk do të furnizohet me mbi 100 avionë luftarakë të prodhuar në Amerikë. Presidenti Donald Trump shprehet i keqardhur pasi partneriteti me Turqinë ka rëndësi strategjike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë penalizuar Turqinë për shkak të blerjes së sistemit raketor kundërajror rus “S-400”, duke i mohuar aksesin në flotën e vet ajrore.

Presidenti Donald Trump shprehu keqardhje për vendimin kundër Ankarasë, duke thënë se vendi mbetet një partner i rëndësishëm dhe refuzimi i mbi 100 avionëve luftarakë “F-35” nuk është në interesin financiar të Amerikës.

Sipas tij, peshën e fajit për precipitimin e situatës duhet ta mbajë ish-pasardhësi i tij, Barak Obama.

Trump: Ndodhemi në një situatë të vështirë me Turqinë, vërtet të padrejtë, pasi janë sjellë shumë mirë me ne. Kur ata donin të blinin me patjetër sistemin tonë raketor “Patriot”, ne nuk ia shitëm, ndërsa sapo Turqia hyri në marrëveshje me Rusinë për sistemin alternativ, që ata as nuk e donin, atëherë i thamë mund ta blini tani.

SHBA pretendon se sistemi “S-400” nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe është i aftë t’i kundërsulmojë avionët amerikanë “F-35”.

Kontrata me vlerë 2.5 miliardë dollarë mes Turqisë dhe Rusisë u nënshkrua rreth dy vite më parë, pasi pala amerikane i kishte ofruar sistemin e vet kundërajror por me vlerë të paktën 1 miliard dollarë më të lartë.

SHBA-ja nuk ka bërë të ditur sanksionet me të cilat mund të përballet vendi tani që ka nisur të marrë pjesë të armës së avancuar luftarake, por Ankaraja ka treguar se do të përgjigjet me kundërsanksione.

 

Zjarr Tv Ad