Në kulmin e luftës Rusi-Ukrainë dhe zërave se Moska po tenton t’i hedhë benzinë zjarrit të destabilitetit në Gadishullin e Ballkanit përmes shteteve si Bosnja dhe Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguara edhe njëherë ditën e djeshme se janë shumë të interesuara për të ofruara siguri dhe garanci në vendet e rajonit, sidomos në Shqipëri. Ditën e djeshme ka mbërritur zyrtarisht në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA. Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë në media, ata janë mirëpritur nga ambasadorja Yuri Kim, ku theksohet se do të qëndrojnë në vendin tonë për një periudhë kohe 6 mujore. Kjo lëvizje dhe mbështetje e hapur, tregon qartë se SHBA-të janë të të vendosura dhe të angazhuara për të ndihmuar Shqipërinë që të vazhdojë të përmbushë objektivat e saj të NATO-s në aftësi dhe kontributin në mbrojtjen e Aleancës, por edhe një tregim “muskujsh” ndaj Moskës dhe Beogradit, pasi në rast se këto vend kërkojnë të destabilizojnë Ballkani, forcat speciale amerikane do të ndërhyjnë menjëherë.
Ambasadorja Kim jep detaje
Ndërkohë në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani edhe të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim e vlerësoi aktivizimin e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të ndihmës së ushtrisë së SHBA si një hap të rëndësishëm për të çuar në lartësi të reja marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ndërsa ka theksuar rëndësia ndërvepruese me aleatët e NATO në një terren të ri për sigurinë botërore. ““Është e rëndësishme që ju të përmbushni të gjitha objektivat tuaja që u diskutuan edhe në Samitin e NATO-s. Bota ka ndryshuar, ka sfida të reja, të cilat duhet të përmbushen. Çdo aleat duhet të jetë i gatshëm, i përgatitur dhe për këtë arsye jemi të kënaqur për forcën e sotme në mënyrë që të jemi të gatshëm, që NATO të jetë e gatshme. Nën drejtimin e ministrit Peleshi dhe gjeneral brigade Kingjit forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, po për sigurinë rajonale dhe globale. Ndërveprueshmëria e aleatëve të NATO-s është vendimtare”, vlerësoi ambasadorja Kim. Në ceremoni morë pjesë edhe Zv.Shefja Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu dhe komandanti i Forcës Tokësore Arben Kingji. Aktivizimi i ekipit të Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA në Shqipëri vjen pas aktivizimit në vendin tonë edhe të Shtabit të Përparuar të Forcave Speciale Amerikane në Evropë.
Ja çfarë do thotë hapja e zyrës së forcave speciale amerikane në Shqipëri?
Por sa i rëndësishëm është ky vendim? SOCEUR ka zyrën e vetme në Europë sot në Shtutgart të Gjermanisë dhe ajo mbulon një territor nga Groenlanda në perëndim deri te Rusia e Izraeli në Lindje, duke përfshirë 51 shtete europiane. Detyra kryesore e SOCEUR është që të planifikojë operacionet speciale të forcave ushtarake amerikane në territorin e mësipërm, dërgojë forcat dhe verifikojë nëse ato po arrijnë objektivat e vendosur. SOCEUR ushtron këto detyra si pjesë e forcave të armatosura të SHBA dhe përpjekjeve të Uashingtonit për të forcuar aftësitë ushtarake dhe të sigurisë të vendeve partnere në Europë për t’iu kundërvënë kërcënimeve ndaj SHBA dhe partnerëve europianë të saj. Pjesë e SOCEUR janë është një batalion, grupi i 10-të i Forcave Speciale (Airborne), Njësia 2 e Forcave Speciale Detare, Krahu i Operacioneve Speciale numër 352 dhe Detashmenti i Sinjaleve. Kjo komandë u vendos nga SHBA fillimisht në vitin 1955 në Paris. Kur Franca u tërhoq nga NATO në vitin 1967, komanda u zhvendos në Shtutgart të Gjermanisë. Qëllimi fillestar i kësaj komande ishte mbikëqyrja dhe izolimi i republikave komuniste satelite të ish-Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në vitin 1991, objektivat e saj u përshtatën dhe fokusi i punës u zhvendos në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Komanda ka drejtuar dhe forcat e saj kanë marrë pjesë në operacione speciale në luftën e Irakut në fillim të viteve ’90 me dy misione të famshme fillimisht me “Desert Storm” në luftën e Kuvajtit dhe më pas me “Provide Comfort”. Në të dyja rastet, operacionet e këtyre forcave rezultuan thelbësore në tërheqjen e trupave irakiane nga Kuvajti si dhe në njohjen de facto të republikës autonome të Kurdistanit në veri të Irakut. Operacione të tjera janë ndërmarrë në Ballkan, përfshirë këtu edhe në luftën e Kosovës nën ombrellën e trupave të NATO-s, duke luajtur rolin e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe pavarësinë e Kosovës. Operacioni tjetër i këtyre forcave dhe më i famshmi botërisht është ai që çoi në vrasjen e Osama Bin Laden në Pakistan në vitin 2011.
Ndërtimi i bazës së Kuçovës dhe dislokimi i forcave speciale amerikane
Por ardhja e Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA në vendin tonë nuk është e vetmja, pasi sot që flasim janë dy projekte të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur hapa për t’i bërë realitet, sidomos sa i takon mbështetje në fushën e sigurisë. Njëra është ndërtimi i bazës së NATO-së në Kuçovë, projekt ky që pritet të marrë jetë vitin që vjen, ndërsa tjetra ngritja e shtab pararojë në Shqipëri, sikundër është Komanda e Operacioneve Speciale e SHBA në Europë (SOCEUR). “Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje. Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”, deklaroi Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë në fillim të janarit të këtij viti.