SHBA-ja rithekson zhgënjimin që Kosova refuzoi kërkesën për shtyrjen e konvertimit të targave të makinave në veri

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ritheksoi të enjten zhgënjimin e diplomatëve perëndimorë me refuzimin e Kosovës për të shtyre për një periudhë dhjetë muajshe zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, fillimi i zbatimit të të cilit bëri që punonjësit serbë të tërhiqen nga institucionet e Kosovës në veri.

Në një postim në Twitter, zoti Chollet tha se ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, më të cilin siç tha, ndau “zhgënjimin me vendimin e Kosovës për të mos zgjatur afatin për regjimin e targave”. Ai shkroi se më presidentin serb diskutoi edhe “përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e përparimit të dialogut me Bashkimin Evropuan, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e integrimeve evropiane të Serbisë”.

Zjarr Tv Ad