SHBA kërkon sekuestrimin e 12 miliardë dollarë të El Chapo

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria amerikane kërkoi sot sekuestrimin e rreth 12,6 miliardë dollarëve të narkotrafikantit meksikan Joaquin Guzman “El Chapo”, që përkon me një vlerësim të të ardhurave të realizuara nga karteli i tij në periudhën që drejtohej nga ai.

Në një dokument të regjistruar sot në gjykatën e Bruklinit, Nju Jork, prokurori federal Richard Donoghue thekosn se “ka të drejtë të sekuestrojë të gjitha të mirat që përkojnë ose vijnë nga krimet e të akuzuarit që kanë të bëjnë me drogën”.

Sipas llogarive, në bazë të çmimeve të ndryshme të shitjes së drogave të cituara nga dëshmitarë të ndryshëm, karteli i bashkëdrejtuar nga El Chapo ka fituar, në këtë periudhë, rreth 11,8 miliardë dollarë për shitjen e kokainës, 846 milionë dollarë nga shitja e marihuanës dhe 11 milionë dollarë nga shitja e heroinës.

“Këto para janë pastruar dhe përdorur për të paguar kryesisht lidhjet dhe të punësuarit në kartel, furnitorët, pajisjet e komunikimit dhe për të blerë avionë dhe nëndetëse”, thekson prokurori.

 

Zjarr Tv Ad