“SHBA, ‘Kështjella e Lirisë’ së Botës”- Berisha përkujton 21-vjetorin e sulmit terrorist: Osama bin Laden mendoi se mund t’i mposhte, por mori ndëshkimin e merituar asgjësues!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit terrorist që tronditi SHBA-të, ku u goditën kullat binjake nga grupi i al-Qaedas.

Berisha shkruan në mesazhin e tij se Osma bin Laden dhe përkrahësit e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në, si ‘Kështjellë e Lirisë së Botës’, por ata sipas tij morën ndëshkimin e merituar asgjësues.

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorën sulmin më të egër terrorist ndaj Shteteve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm.

Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues. Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë.”,shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad