SHBA ‘lëshon’ Donald Lu: S’duam të rrëzojmë qeverinë në Pakistan

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti amerikan i Shtetit reagoi pasi kryeministri pakistanez, Imran Khan deklaroi se Uashingtoni kërkon të rrëzojë qeverinë e drejtuar prej tij.

Një zëdhënës i DASH tha se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Ne e admirojmë dhe e mbështesim procesin ligjor dhe kushtetues në Pakistan,” tha Ned Price.

“Ne nuk kemi preferenca mes partive politike. Ne mbështesim parimet më të gjera, siç janë sundimi i ligjit dhe drejtësia e barabartë për të gjithë,” tha ai.

Imran Khan pati deklaruar në fundjavë se Donald Lu, që shërben si ndihmës/sekretar për Azinë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit është personi që kërkon rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një takim me ambasadorin pakistanez, Lu është shprehur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit do përmirësohen nëse largohet Khan.

Lu ka shërbyer si ambasador në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad