SHBA, ligjvënësit demokratë me rezolutë kundër Trumpit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, do të paraqesin një rezolutë më 21 shkurt në përpjekje për të bllokuar planet e presidentit, Donald Trump që përmes shpalljes së një emergjencë kombëtare të financojë ndërtimin e murit përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksikën. Presidenti Trump zyrtarisht nënshkroi deklaratën e një emergjence kombëtare në mënyrë që të mund të ndërtonte murin në kufi për të cilin ai thotë se synon të frenojë migracionin e paligjshëm dhe ndalimin e trafikimit të drogës. Ky veprim do t’i lejojë presidentit të anashkalojë Kongresin për të shpenzuar më shumë para për të ngritur murin. Demokratët kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit. Kongresi i ka dhënë presidentit Trump rreth 1.4 miliardë dollarë për barrierat kufitare, një sasi shumë më e vogël sesa 5.7 miliardë dollarë që presidenti ka ngulur këmbë se i duhen për ndërtimin e murit.

Trump planifikon të përdorë autoritetin e tij ekzekutiv për të marrë burime të tjera të financimit dhe për të anashkaluar Kongresin në sigurimin e 5.7 miliard dollarë për ndërtimin e murit. Kjo masë e presidentit Trump u sfidua menjëherë nga demokratët dhe disa republikanë të cilët paralajmëruan se kështu po vendoset një precedent i keq duke anashkaluar Kongresin për arritjen e qëllimeve politike. Një koalicion i 16 shteteve të SHBA ka gjithashtu ofertë për të ndaluar deklaratën e Trump, duke parashtruar padi duke pretenduar se masa ishte një abuzim i kompetencave presidenciale.

 

 

Zjarr Tv Ad