“SHBA mbështet Ballkanin e Hapur”, Rama zbardh takimin me Donfried, dhurata e veçantë që kryeministri i bëri zyrtares amerikane

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Me anë të një psotimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se me Donfried folën për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Ndër të tjera në foto e postuara shihet që Rama i ka bërë edhe një dhuratë të veçantë, që është një çantë me motive shqqiptare. “Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🇦🇱 🇺🇸

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur😊

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”shkruan Rama në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad