ShBA mbështet ndërtesat “ilegale” të hebrenjve

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ShBA ka tërhequr vendimin e saj mbi banesat izraelite në West Bank duke i konsideruar ato të ligjshme.

Mbi 600 mijë hebrenj jetojnë në 140 banesa në West Bank në Jeruzalemin lindor duke u bërë dhe “molla” e sherrit mes Izraelit dhe Palestinës.

Këta të fundit pretendojnë se këto banesa janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin dhe i druhen frikës se mos ata kërkojnë krijimin e një shteti të pavarur.

Palestina kërkon shkatërrimin e këtyre godinave pasi sipas tyre është një pengesë për të arritur paqen mes dy vendeve.

Në replikë me vendimin e ShBA-së, sekretari i shtetit Mike Pompeo deklaroi se kjo çështje u takon vetë shteteve në fjalë për ta zgjidhur dhe jo nga një ndikim i jashtëm.

Qeveria palestineze deklaroi se qëndrimi i ShBA është totalisht kundër ligjeve ndërkombëtare.

Rezoluta 2334 e OKB-së nënshkruar në 2016 shpreh se vendbanimet Izraelite në West Bank përbëjnë një shkelje ligjore ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë vlefshmëri ligjore.

Zjarr Tv Ad