SHBA, NASA në kërkim të ideve për zbritjen e ardhshme në Hënë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Agjencia hapësinore amerikane, NASA i ka kërkuar sot sektorit aerohapësinor që t’i propozojë projekte që detajojnë mjete që shërbejnë për të ulur dy astronaut në Hënë deri në vitin 2024, një objektiv i rikonfirmuar nga SHBA-ja gjatë 50-vjetorit të misionit “Apollo 11”.

NASA njoftoi një etapë të re madhore të programin hënor, të quajtur, “Artemis”, me publikimin e dokumenteve që shpjegojnë në detaje se çfarë pret nga sektori hapësinor.

Objektivi është që të dërgohen dy astronautë, mes të cilëve një grua, në polin jugor të Hënës deri në vitin 2024, ku do të qëndrojnë gjashtë ditë e gjysmë, sipas njërit prej këtyre dokumenteve.

Deri tani 11 kompani ishin zgjedhur në maj nga NASA për të zhvilluar studime të fizibilitetit dhe të zhvillimit të prototipave brenda gjashtë mujave, mes të cilëve gjigantë tradicionalë të sektorit (“Boeing”, “Lockheed Martin”, “Northrop Grumman”) dhe të ardhurve të rinj si “SpaceX” dhe “Blue Origin”, kompania e shefit të “Amazon”, Jeff Bezos që ka prezantuar një projekt uljeje.

 

Zjarr Tv Ad