SHBA, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, gjatë seancës urgjente që është duke u mbajtur në Këshillin e Siguresë të thirru nga Serbia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas SHBA-së, Kosova nuk ka shkel asnjë dokument me rastin e formimit të Ushtrisë dhe po ashtu theksoi se kjo nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mos marrin veprime provokative dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serina që të vazhdojnë dialogun, për të arritur të njohja e reciproke.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i kanë dhënë mbështetje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e të dy shteteve kanë theksuar se shteti sovran i Kosovës ka të drejtë në transferimin e FSK-së, dhe kjo nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe po ashtu është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Zjarr Tv Ad